‘Gardiani’ 15 vjeçar i Drenicës synon që të debutojë brenda dy viteve me ekipin e parë

Altin Gjokaj është njëri nga talentët më të mëdhenj në vendin tonë, i cili me vetëm 15 vite mbi supe është bërë pjesë e skuadrës së parë të Klubit Futbollistik “Drenica”.

Ai stërvitet vazhdimisht me këtë ekip, madje ishte edhe në fazën përgatitore të cilën ‘kuqezinjtë’ e zhvilluan në Durrës të Shqipërisë.

Në një prononcim për Gazetën “Sheshi” ai deklaroi që pret debutimin me skuadrën e parë nga “Bajram Aliu” brenda dy vitesh.

Ai foli për periudhën si i ‘karantinuar’ dhe për formën aktuale fizike.

“Në këtë periudhë izolimi po kalojmë mirë edhe pse e mjaft vështirësi sa i përket mundësive për t’u stërvitur dhe për t’u marrë me aktivitete sportive. Shpresojë që kjo pandemi të përfundojë sa më shpejtë dhe t’i kthehemi fushave të gjelbëra”.

“Nuk i kam ndërprerë për as dhe një moment seancat stërvitor, ani pse jam stërvitur në mënyrë individuale. Jam mundur të ruaj formën time fizike, por e theksoj edhe njëherë që dëshira ime është të rikthehemi sa më parë në fushat e blerta”, deklaroi Gjokaj.

Debutimin me ekipin e parë ai është duke e ëndërruar tash e një kohë, ndërkohë që pret ta realizojë atë brenda dy ose tri vitesh.

“Shpresoj që brenda dy apo tri viteve të ardhshme të debutojë në ekipin e parë dhe besoj që do të kem sukses”, përfundoi Gjokaj.Gjokaj është pjesë e ekipit U15 të Kosovës, derisa shpreson që në një ditë jo fort të largët të debutojë edhe me ekipin A./Gazeta Sheshi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com