Garcia i zhgënjyer nga Handanovic dhe Pjanic

Trajneri i Romës, Rudi Garcia, është shprehur i zhgënjyer pas humbjes prej Interit. Ai ka thënë se skuadra e tij luajti mirë, por nuk mund të mposhtej një super Handanovic.

“Ne luajtëm shumë mirë, por nuk patëm fat. Nuk arritëm të mposhtim një super Handanovoic”, ka thënë Garcia.

Ai është shprehur i zhgënjyer edhe në lojtarin e tij, Miralem Pjanic, që mori dy karton të verdhë, duke thënë se ai duhet t’i kontrolloj nervat.

“Më shumë i zhgënjyer jam nga Pjanic, pasi ai është profesionist dhe duhet të kontrolloj dhe nervat. Mori karton të verdhë sepse i tha arbitrit që lojtari i Interit kishte prekur topin me dorë”, ka shtuar Garcia, që kjo humbje i kushtoi skuadrës së tij me humbjen e vendit të parë në Seria A./Drenicapress.info/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT