Gara rreth UÇK-së mes PDK-së e Nismës, cila dëmtohet më shumë?

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu konsideron se Nisma Socialdemokrate mund ta dëmtojë PDK-në pas mos arritjes së marrëveshjes për koalicion mes dy partive.

Kur u pyet se pas kalimeve të anëtarëve nga PDK në Nisma kohëve të fundit a mund ta dëmtoj kjo parti PDK-në, ai u përgjigj se është e mundëshme.

“Po është e mundëshme”, thotë Spahiu për Gazeta Blic.

E analisti tjetë politik, Shkodran Ramani nuk ndanë të njejtin mendim me Spahiun.

Ramadani thotë se ka më shumë gjasa që votuesit e Nismas të kalojnë në PDK.

Kjo pasi që sipas tij Nisma duket se nuk do e kalojë pragun e votuesit e saj mund ta votojnë PDK-në për mos ta quar votën “posht”.

“Ma të mëdha janë gjasat që votuesit e Nismës që nuk besojnë që mundet me kalu pragun, do e votojnë PDK-në. Nuk është veç një drejtimshe sepse nuk po shkojnë njerëz vetëm nga PDK në NISMA por gjithnjë e më shumë kur t’i shohin njerëzit sondazhet që kjo parti nuk e kalon pragun, shumë votues të Nismës do të ndjejnë që vota ju shkojnë posht, prandaj një pjesë e tyre do të kaloj në PDK. Nisma sipas të gjitha gjasave nuk do ta kaloj pragun, herën e kaluar e kaloi sepse ishte me AKR-në, këtë herë është e vetme dhe gjasat që ta kalojë pragun janë shumë të vogla”, deklaroi Ramadani për Gazeta Blic.

Vetëm ditën e sotme dy anëtarë të PDK-së iu bashkuan Nismas Socialdemokrate.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT