Ganimete Musliu: S’ka asgjë të keqe në rinumërimin e votave

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë që vendimi i PZAP-së për rinumërimin e votave në Prizren e Prishtinë është i drejtë dhe i bazuar.

Tutje Musliu ka folur për garën në Prizren, me ç’rast tha se këtu të gjitha partitë u bënë bashkë me qëllim që të rrëzojnë PDK-në, megjithatë, sipas saj, kjo parti triumfoi sërish.

“Kur flasim për garën në mes të Mytaher Haskukaj dhe Shaqir Totaj është dallimi në mes të votuesve të PDK-së dhe votuesve të partive tjera në Prizren, që janë bërë bashkë për ta rrezuar PDK-në në këtë komunë. PDK vazhdon të ketë mbështetje në Prizren edhe përkundër faktit që të gjitha partitë u bashkuan, PDK-ja arriti të triumfoj” ka thënë Ganimete Musliu.

Tutje deputetja e PDK-së vlerësoi që nuk ka asgjë të keqe në rinumërimin e votave për asnjë komunë në qoftë se ka vend për dyshime.