Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurtit për hapjen e arkivave të UÇK-së.

Musliu përmes një postimi në Facebook, tha se ky demagogu po e shfaqë fytyrën e vet të vërtetë çdo ditë.

“Ky demagogu, që gënjeu një pjesë të popullit brenda dhe jashtë vendit, çdo ditë po e shfaqë fytyrën e vet të vërtetë. Çdo ditë po e shohim hipokrizinë, narcizmin, gënjeshtarin dhe së fundmi edhe tradhëtarin e këtij vendi”, ka shkruar Musliu.

Tutje Musliu tha se Albini shiti edhe shpresën e fundit të familjarëve për të gjetur të dashurit te tyre.

“Me kërkesen e tij për hapjen e arkivave të UÇK-së në linjën e njëjtë me kriminelet serb, Albini shiti edhe shpresën e fundit të familjarëve për të gjetur të dashurit e tyre.

E ju që verbërisht kërkuat ndryshimin, tani ja ku e keni; ndryshimi që ju e sollët e ka vetëm një emër: tradhëti dhe shkatërrim!”.