Ganimete Musliu ka një pyetje për Isa Mustafen dhe Edita Tahirin

Ndërtimi i murit pran Urës së Ibrit në Mitrovicë po shoqërohet me një mjegull të madhe nga institucionet kosovare, të cilat nuk po e informojnë opinionin për veprimet e mëtejshme.

Deputetja Ganimete Musliu ka kërkuar sqarime nga kryeministri Isa Mustafa dhe ministrja Edita Tahiri.

“Kryeminister ISA MUSTAFA dhe Ministre EDITA TAHIRI, a mund te na informoni cka eshte ky muri??? Si deputete e Kuvendit te Kosoves dua te jem e pergjegjeshme para mijera qytetarve qe me shqetesim dhe me plote te drejte me kane drejtuar pyetje per kete çeshtje. Ne s’mund te sillemi sikur atje s’po ndodhe asgje. Qytetaret e Republikes se Kosoves e me theks te veqante ata te Mitrovices meritojne te informohen per keto zhvillime. Si do te flasim per integrime europiane kur qytetet tona i ndajme me mure”, ka shkruar Musliu./Drenicapress.info/