Ganimete Musliu i reagon Frashër Krasniqit

Pas fjalimit të deputetit Frashër Krasniqi, ka reaguar edhe deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu.

Ajo tha se deputetët dhe ish-deputetët e VV’së kanë më se paku të drejtë të moralizojnë, e të flasin për terrorizimin e familjeve, raporton Periskopi.

“U tha shumë për moralizim, për terrorizimin që u kanë bërë familjeve deputetët e PDK’së dhe LDK’së.  A kishin familje Milaim Zeka, i cili u torturua në TV Klan, si janë ndjerë vajzat dhe bashkëshortja e tij? A kishte familje Petrit Selimi kur në prezencë të bashkëshortes u sulmua nga aktivistet e VV’së? A kishte familje Sashivar Haxhiaj, i cili u nxorr nga vetura dhunshëm dhe u dhunua nga aktivistet e VV’së”, ka thënë ajo.

Në fund, Musliu kërkoi nga ta që mos të flasin as për familjen e as për shtetin.

“Mos moralizoni ju që nuk keni moral për të folur as për familjen, as për shtetin. Thjeshtë ju po të kishit fuqi më të madhe jo që do të na grushtonit, por nuk do ta linit ta marrim as ajrin e Kosovës”, u shpreh ajo.  /Periskopi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT