Ish- zëvendësministri i PDK-së Gani Koci, përmes një postimi të bërë në Facebook ka mohuar se në fshatin e tij të lindjes, atë Polac, po shitet thëngjilli në mënyrë ilegale.

Ai ka thënë se kjo është e pavërtetë, derisa ka ftuar institucionet gjegjëse të merren me këtë rast nëse vërtetë ekziston një gjë e tillë.

Ky është postimi i plotë i Kocit:

Këto ditë doli një lajm se në Polac, ilegalisht eksploatohët thëngjilli, madje me mjete të rënda dhe sistem seperimi!

Në këte lajm, e pa vërteta është se jo në Polac, dhe nuk e besoj se kjo bëhet nga bashkëfshatarët e mi! Prandaj i lus të mos heshtin dhe të flasin!

Se si e qysh e din mirë edhe inspekori i përgjithshëm për miniera dhe minerale, edhe Komisioni i pavarur i minierave, edhe udhëheqja e komunës së Skenderajt, edhe akterët tjerë!

Le të vepron shteti nëse eksiston!!!!