Galliani ngre zërin: Juve na jep pamjet që i interesojnë

Në fakt pamjet filmike nuk sqarojnë 100% pozicionin e Tevez, çka ka irrituar administratorin e deleguar të Milanit, Adriano Galliani.
Askush nuk e vë në diskutim fitoren e merituar të Juventusit ndaj Milanit, megjithatë mbeten disa dyshime për golin e parë të realizuar nga Tevez, me argjentinasin që u nis në limitet e pozicionit të rregullt. Në fakt pamjet filmike nuk sqarojnë 100% pozicionin e Tevez, cka ka irrituar administratorin e deleguar të Milanit, Adriano Galliani.
“Pamjet e ndeshjeve të Juventusit përgatiten dhe shpërndahen nga vetë kjo shoqëri, që më vetëdije nuk e ka përsëritur aksionin e golit të parë.”
 Një sulm i drejtëprdrejt ky i drejtuesit të Milanit për mënyrën se si shoqëria bardhezi zgjedh dhe i përdor pamjet filmike.
“Do ta ngre zërin me forcë në Asamblenë e ardhshme të Ligës së Futbollit, që ky institucion të përgatisë pamjet e të gjitha ndeshjeve dhe të mos lejojë që një klub të prodhojë pamjet e takimeve të tij. Juventusi na tregon vetëm ato plane që i interesojnë kësaj shoqërie dhe kjo është e paparanueshme.”
 Edhe atëherë kur diferencat mes skuadrave janë të dukshme, nuk mungojnë polemikat. Juventus – Milan mbetet një sfidë e madhe e futbollit italian, që gjithmonë prodhon debat, pavarësisht rezultatit të fushës së blertë.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT