Futbollisti i kombëtares shqiptare martohet 24 orë para ndeshjes me Lituaninë

Mesfushori i krahut Odise Roshi i ka dhënë fund beqarisë.

Futbollisti i kombëtares shqiptare kurorëzoi mbrëmë me martesë lidhjen me partneren e tij Silvi.

Dasma është organizuar mbrëmjen e djeshme në prani të dy familjeve dhe njerëzve të afërm.

“Raketa” nuk do të ketë shumë kohë për të festuar momentin më të rëndësishëm të jetës së tij teksa sot do të jetë i grumbulluar për sfidën e dytë të Ligës së Kombeve me Lituaninë.

Në konferencën e djeshme për shtyp, trajneri i Shqipërisë Edi Reja u shpreh se nuk ka ndërmend ta aktivizojë lojtarin e Akhmat Groznit si titullar, por me siguri që do të ketë minuta për të.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT