Futbollisti i Chelseat: Më mirë humbas sesa të fitoj me Mourinhon

 

Një gazetar i BBC-së ka deklaruar se një nga futbollistët e Chelsea i ka thënë se për inat të trajnerit Jose Mourinho preferon t’i humbasë ndeshjet.

Garry Richardson thotë se një nga lojtarët e “Bluve” të Londrës i ka thënë tekstualisht: “Më mirë humbas sesa të fitoj me Mourinhon”. Sipas gazetarit, marrëdhënia e teknikut portugez me disa lojtarë të Chelsea është “përtokë”. Ai thotë se futbollistët janë të mërzitur nga trajtimi që i bën “Special One”, dhe shton se një nga më të pakënaqurit është ylli i skuadrës, Eden Hazard.

Pas humbjes ndaj Liverpool në fundjavë (1-3), Chelsea e sheh veten në vendin e 15 të Premier League, 14 pikë larg kryesuesve të Manchester City. Në Champions League, londinezët renditen të tretët në grupin G.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT