Babai i tij ka thënë që Alan nuk mban mend asgjë nga ajo që ka ndodhur.
“Alan është zgjuar nga koma. E di që po shkonte për të luajtur në Kolumbi, por nuk i kujtohet asgjë nga aksidenti. I tregova që kanë pësuar aksident. Ai më pyeti se çfarë ka ndodhur dhe se kur do të shkojmë në shtëpi”, deklaroi ai, përcjellë “Lajmi.net”.
“Nuk i kam treguar gjithë historinë sepse ai nuk është i gatshëm të marrë vesh të vërtetën. Ne i jemi mirënjohës Zotit që e shpëtoi atë dhe jam i lumtur që djali po shërohet”, shtoi babai i Ruschel.
Ai ishte një nga të paktët që i shpëtoi aksidentit famëkeq.
- Advertisement -