Futbollisti afrikan i Feronikelit në lidhje dashurie me Sasen e ‘O sa mire’

Ardhja e trajnerit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Agim Sopi dhe ish-përzgjedhësit të Kosovës në futboll, Albert Bunjaki në krye të shtabit teknik të Feronikelit pati bërë bujë të madhe në futbollin kosovar.

Dyshja kishin nisur një projekt të ri në edicionin e kaluar, por përkundër pritjeve të mëdha nga ana e tyre, asgjë nuk shkoi mirë dhe ata u larguan nga klubi me kërkesë të presidentit Naser Ramaj.

Agim Sopi dhe Albert Bunjaki e patën nisur nisur projektin te klubi drenicas me disa prurje nga jashtë, derisa në mesin e tyre ishte edhe qendërmbrojtësi nga Afrika e Jugut me nënshtetësi belge, Keith Groeneveld.

Groeneveld kishte befasuar të gjithë kur vendosi t’i bashkohej ish-kampionit të Kosovës, pasi ai kishte qenë më parë edhe pjesë e akademisë së klubit të madh anglez, Manchester United.

21-vjeçari nuk i përmbushi pritshmëritë e tij te klubi nga Drenasi, duke u larguar në verën e këtij viti, por duket se tashmë ai ka lënë gjurmë në vendin tonë.

Saktësisht, Groeneved raportohet se ka nisur një lidhje dashurie me aktoren e mirënjohur kosovare, Adriana Matoshi, derisa dyshja nuk hezitojnë t’ia shprehin dashurinë njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Groeneveld dhe Matoshi e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale, por ajo që befason më së shumti është se futbollisti ka nisur tashmë edhe një karrierë të re, shkruan Zeri.info.

Bazuar në postimet e tij në rrjetet sociale, qendërmbrojtësi afrikan ka nisur të merret edhe me muzikë, pasi që në karrierën futbollistike, që prej largimit nga Feronikeli, ka mbetur pa skuadër.

Dyshja duket se po kalojnë kohë shumë të mirë në prani të njëri-tjetrit, duke u argëtuar e madje duke bërë video argëtuese.

Sa i përket karrierës së Groeneved, ai më parë ka qenë pjesë e klubeve belge, KV Mechelen, Standard Res, më pas në Afrikën e Jugut te Cape Toën City dhe së fundmi te Feronikeli.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT