Ftesë për aplikim për trajnime për pemë dhe perime për Fermerët e Skenderajt

Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Organizaten “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke zbatuar projektin “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” projekt tre-vjeçar (2020-2022), i përkrahur nga Donatori “Bread for the World” nga Gjermania.

Në aktivitetin për trajnime të fermerëve ekzistues në sektorin e pemëve dhe perimeve për vitin 2021 është planifikuar trajnimi i 4 grupeve të fermerëve nё komunat: Skenderaj, Vushtrri, Lipjan dhe Viti

Njё ndёr objektivat e projektit ёshtё përkrahja e fermerëve ekzistues qё nuk janё nё marrëdhёnie pune dhe me gjendje jo të mirë ekonomike, të cilët janë të gatshëm të zgjerojnë aktivitetet në fushën e bujqësisё, dhe që nuk kanë pasë përkrahje me grante të mëhershme.

IADK nё bashkёpunim dhe bashkёfinancim me komunat e përfshira në projekt, do tё investojë nё trajnime për 60 fermerë të cilët merren me kultivimin e pemëve dhe perimeve, tё cilёt do tё përcjellin 7 ditё trajnime teorik dhe praktike nё sektorët e lartcekur.

Pas pёrfundimit tё trajnimeve kёta fermerë do tё ftohen tё aplikojnё nё skemёn e granteve me idetë e tyre inovative qё kanë ndikim nё gjenerimin e tё hyrave dhe vet-punësim. Gjithsej, 36 fermerë do tё pёrkrahen me grante nё vlerё nga 3,000.00 €, duke bashkёfinancuar me 10 % tё vlerёs totale tё investimeve.

Përparësi do t’u ipet ideve inovative që çojnë në uljen e varfërisë, mundësi punësimi, mbrojtjen e mjedisit, zgjerimin e aktiviteteve në sektorin e pemëve dhe perimeve si dhe gjenerimin e tё hyrave.

Andaj, ftohen fermerët qё tё aplikojnё pёr vijimin e trajnimeve për pemë dhe perime, tё cilёt pas përfundimit tё trajnimeve, do tё aplikojnё pёr skemën e granteve tё lartcekura.

KRITERET QË DUHET PLOTËSUAR FERMERËT PËR TRAJNIME JANË:

Kandidatët e interesuar duhet tё jenё nga komunat: Vushtrri, Skenderaj, Lipjan dhe Viti.

Gatishmëria për të qenë pjesë e trajnimeve Janё duke u marrё apo kanё potencial pёr tu marrё me kultivimin e pemëve ose perimeve

Tё kenё ide dhe interes pёr tё aplikuar nё skemёn e granteve me ide inovative pёr kultivim të pemëve dhe perimeve Të jenë të interesuara për të filluar një biznes apo për t’u vetëpunësuar; Të jenë të papunë

Aplikacioni mund të merret dhe dorëzohet në: Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni këtu: https://kk.rks-gov.net/…/konkursey-njoftimet/aplikacione/
Zyrat e Drejtoris së Bujqësisë në Komunë e Skenderajt Afati për aplikim është i hapur deri me datë 18.02.2021.

Për informata shtesë mund të kontaktoni në +383 (0) 49 973 211 dhe +383 (0) 44 412 475.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT