Ministria e Mbrojtjes përgjatë nëntorit të vitit të kaluar ka arritur të nënshkruajë një kontratë të re.

Këtë herë, dikasteri që udhëhiqet nga Anton Quni i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka arritur të nënshkruajë një marrëveshje që ka të bëj me ndërtimin e depove të armatimit në kazermën e Forcave të Armatosura të Kosovës (FSK) në Ferizaj, Gjilan dhe Istog.

Projekti në fjalë, sipas një njoftimit do të zgjasë dy vite.

Kontrata në fjalë kësaj minsitri i ka kushtuar 519. 870, 81 euro, derisa tenderi në fjalë iu është dhënë operatoratorëve ekonomik “Alpo” Sh.P.K dhe “Intermeco L.L.C”.

Tutje, bëhet me dije se tenderi me çmimin më të lartë, të përgjegjshëm ka qenë 699. 874,25 euro.

“AK i MM, ka për qellim qe të lidhe një kontratë  me një OE, qe do të ketë kapacitet të kryej   Ndërtimi i depove te armatimit ne kazermen e FSK-se ne Ferizaj, Gjilan dhe Istog( Project 2 vjeçar)  Realizimi i kontrates duhet të behet sipas specifikimti teknik te kerkuar dhe TeR te percaktuar në dosjen e  tenderit dhe ne njoftimin per kontrate.  Qëllim i realizimit të kesaj kontratë është  ngritja e operacionalitetit dhe efikasitetit ne kryerjen e detyrave sipas misionit të MM-së dhe FSK-se”, thuhet në përshkrimin e kontratës të publikuar nga prokurimi.

ImageImage