Fshihen ku të munden në lokal për një kafe, i kap mat policia (VIDEO)

Dashuria e madhe e shqiptarëve për kafen dihet tashmë botërisht e nuk ka koronavirus t’i ndajë nga ajo dhe pse harta e të infektuarve në vend sa vjen e zgjerohet!

Ndonëse prej shumë ditësh është dhënë urdhër që lokalet të ulin qepenin dhe njerëzit të qëndrojnë mbyllur në shtëpi, jo të gjithë e zbatojnë.

Forcat e policisë kanë zbuluar se një lokal në kryeqytet, i cili në pamje të parë dukej si i mbyllur, vazhdonte ende punën.

Si fillim del një zonjë dhe bisedon me efektivët, të cilëve ju thotë që nuk është askush tjetër brenda.

Por pas kontrollit, efektivët gjetën edhe dy persona të tjerë në lokal, një zotëri në moshë i fshehur poshtë banakut dhe një djalë i ri i fshehur në banjo.

Ky vendim do iu kushtojë atyre 100 mijë lekë, referuar aktit normativ që ka hyrë në fuqi disa ditë më parë./DurresLajm/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT