Fshati Plluzhinë, shumë shpejt me rrugë të asfaltuara, fillon projekti

Rrugët e fshatit Plluzhinë pritet që shumë shpejt të asfaltohen. Kjo pasi që projekti për asfaltimin e tyre ka filluar sot, ku janë vënë pikat kordinuese për të hapur trasetë e rrugës. Me rastin e fillimit të këtij projekti prezent ishte edhe Nënkryetri i komunës së Skenderajt z. Fadil Nura dhe drejtori për urbanizëm në këtë komunë z. Hasan Shala.

Me këtë rast Nënkryetari Nura ka siguruar banorët e fshatit Plluzhinë se  rruga do të ndërtohet sipas standardeve më të larta. Me ndërtimin e kësaj rruge zgjidhet një problem jetik i qytetarëve të kësaj ane dhe arrinë të bashkoj fshatin pasi pozita gjeografike në këtë fshat ka bërë që fshati të jetë i ndarë në aspektin e rrugëve.

Projekti i rrugës së Plluzhinës financohet nga buxheti i Komunës së Skenderajt dhe pritet të finalizohet terësisht në vitin 2016. Ndërkaq kompania “Mirusha”do të bëjë ndërtimin e kësaj rruge. /drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT