Fshati kosovar që ka mbi 100 burime uji

Mollopolci është  një fshat që gjendet jo më shumë se 10 minuta larg qytezës së Shtimes, dhe njihet për burime të shumëta të ujit që ka, mbi 100.

Me të hyrë në këtë fshat, të duket sikur je futur në një luginë, ndërsa malet të qëndrojnë si mbrojtje mbi kokë. Aty ku mbaron njëra grykë e fshatit, fillon tjetra, duke të lënë gojëhapur.

Toka pjellore, ujërat e freskia e natyrës, ishin sigurimi i jetesës së banorëve të këtushëm. Sa më lart fshatit që ngjitesh, do të eksplorosh pamje të reja.

Në fshat kryesisht do të mund të shihni shtëpi të reja të ndërtuara në vitet e fundit, por edhe mullirin shumë vjeçar i cili duket sikur i ka mbijetuar kohës  për të dëshmuar lashtësinë  dhe rëndësinë e këtij fshati nëpër histori. Por ajo qe e bënë unik këtë vend janë bukuritë e shumta natyrore të cilat fshihen në gjirin e kodrave të tij të larta./metro

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT