FRIGA
26 mars, 1999
Friga, thotë Erih Fromi, është ndjenjë që ka mundësi dhe aftësi të transformohet në të gjitha ndjenjat tjera të njeriut! Si e tillë ajo këtyre ditëve ka filluar të depërtojë në vetëdijen e njerzëve të rëndomët, këtë e hetojë në cvilitjen e kojshive të afërtë këtej e andej rrugës sonë. Asnjëri, më nuk e disponon vetëknaqësinë sadiste për fatkeqësine, e cila më nuk është vetëm e “atyre”, por tashma edhe e “jona”! Spjegimi i tyre, është më tepër i natyrës së ndjenjës inferiore, që për çdo ditë më shum po reflektohet në jetën e përditshme në Kosovën e okupuar. Ku qytetari shqiptar, nëse para luftës ka qenë qytetar i rendit të dytë, tretë, e mëtej, tani ai është i rendit të dhjetë njëzet e herë herë as që trajtohet si i tillë!
Rezonimi i këtillë, që është krijuar sidomos gjatë këtyre ditëve të bombardimit intensiv nga ana e NATO-s, burimin e vetë e konsiston në raportet që po krijohën ndërmjet qytetarëve të rëndomët shqiptarë. Kjo mund të ilustrohet me një fakt shumë të thjeshtë, që i ka ndodhur shoqës sime shtatëzënë. Në të vërtetë, ajo sot kishte dalur në Minimarketin e afërt që t’i blejë ca gjëra elementare për shtëpi, të cilat nevojtari mund t’i gjejë vetëm në shitoret e mbetura serbe, ngase ato shqiptare as që egzistojnë më, ngase tërësisht janë vjedhur e pastaj tërësisht djegur gjatë këtyre ditëve (!), dhe ashtu duke mbrrirë në derën e këtij Minimarketi, e lutë punëtorën (kuptohet serbe) ë të hyjë në radhë për të blerë diç. Punëtorja serbe, pa një pa dy, e largon time shoqe me pretekstin banal, se gjoja nuk ka mallëra për “shiftari” (termë nënçmues për shiptarë!). Ose, rasti i Nazit dhe Hanit, që i kishte ndodhur në rendin e pritur për të marrë bukë dhe qumshtë. Ku poashtu, punëtori serb, i kishte kërcnuar me fjalët: “ku i keni burrat?”, “edhe ju jeni UÇK”, “S’ka bukë, për terrorista dhe shiftara, ikni e mos ejani më?!” Mbjellja e farës së defetizmit, frigës, ankthit të programuar dhe shqetësimit në çdo hap të qytetarëve shqiptarë të Prishtinës, kishte vetëm një porosi, e ajo ishte e qartë dhe sigurt: shporruni, sa më shpejt nga këtej!? Trajtimi i këtillë dikriminues e aparthedist, kuptimin e mbetjes sonët të mëtejme në Prishtinë e vorroste në të gjitha dimensionet e veta. Përkundër tëra këtyre torturave indirekte të civilëve (komshive të deridjeshëm) serb, bindja e jonë ishte, se ende do ketë hapsirë bile të mbijetimit tonë fizikë. Kushedi, ndoshta edhe kësajë do të i vijë fundi, e pastaj?
Telefonat cingërrojnë për fillimin e ndryshimeve nëpër qytete. Motra mbrrinë me familjen e sajë si duket me trenin e fundit nga Podujeva. Ajo ka banesë të vetën këtu. Shqetësimi i sajë fillon të rritet nga informatat e pakëta që i merr përmes telefonit nga Podujeva. As pesimistët më të mëdhenjë nuk mendojnë se do të keqësohet tmerrësisht gjendja. Edhe unë që i them vedit një farë analitiku sociologjik përgjithësisht nuk besojë në ate më të keqen?! Ditët e ardhëshme do të dëshmojnë një diagnostifikim më të qartë të situatës!
Shkëputur nga libri i profesor Fadil Malokut “VETË ZOTI NA SHPËTOJË” (Ese Sociologjik për Luftën)
Nesër “DISPONIMI” 27 mars, 1999.
- Advertisement -