Franz Beckenbauer ia tregon receptin e fitores Bayernit

Presidenti i nderit të Bayern Munichut, Franz Beckenbauer, ka treguar se si do të mund të fitonte sonte skuadra e Pep Guardiolas përballë Barcelonës.

Sipas tij, rezultati 3:0 për katalunasit nga ndeshja e parë është shumë i keq, mirëpo jo i pathyeshëm.

“Lojtarët duhet të japin maksimumin për të vënë në presion kundërshtarin, dhe nëse arrijnë të shënojnë herët, euforia mund të kapë ‘Allianz Arenan’ dhe kurrë nuk e dinë se çfarë mund të ndodhë më pas”, deklaroi Beckenbauer për mediat gjermane.

“Lojtarët ua kanë borxh tifozëve, ata duhet të rrezikojnë”, shtoi ai duke kujtuar përmbysjen me Porton, ku Bayerni e humbi takimin e parë 3:1, kurse në takimin e dytë fituan 6:1.

Beckenbauer po ashtu thekson se do të ishte njeriu më i lumtur nëse Guardiola do të vazhdonte kontratën.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT