Ndeshja kryesore e kësaj jave në futbollin francez në mes të Lionit dhe PSG ka përfunduar pa fitues, 1-1.
Të parët në eprësi kaluan vendasit me një gol të Clinton Njie pas gjysmë ore lojë.
Një pikë PSG ia solli Zlatan Ibrahimovic nga pika e bardhë në minutën e 69-të.
Pas javës së 24 në Ligue 1, kryeson Lioni me 50 pikë, 2 më shumë se se Marseja dhe PSG që renditen në pozitat 2 dhe 3./Drenicapress.info/
- Advertisement -