Franca sërish sulmohet nga terroristët, i pritet koka një personi

    Këshilli i Mbrojtjes në Francë ka njoftuar mbajtjen e një takimi urgjent në orën 15:00 Presidenti i vendit Fransua Holond tha për “Lë Figaro” se është në kontakt të vazhdueshmë me ministrin e Brendshëm Bernard Cazeneuve dhe shërbimet e sigurisë.  Personi i arrestuar, 30 vjeç, refuzon të identifikojë veten në polici, por nga hetimet e deritanishme rezulton se ai ishte pjesë e ISIS-it.

    Mësohet se presidenti Holond ka braktisur një samit në Bruksel dhe është nisur menjëherë në Francë, menjëherë sapo ka mësuar për sulmin.
    Ndërkaq, policia tha se nuk ka rrezik për shkollat lokale, të cilat kanë vijuar mësimin normalisht.  Terroristi i tjetër është arratisur, ndërkohë policia thotë se ka të dhëna për vendndodhjen e tij, por nuk do të bëjë asgjë publike nga frika se mediat zbardhin planin.   Viktimës iu gjet koka rreth 20 metra larg trupit të tij, ngulur në një shtyllë gardhi dhe mbuluar me një flamur të ISIS-it me mbishkrime arabe. Franca është vënë sërish në qendër të terroristëve. Sulmi i fundit është ndërmarrë sot paradite në qytetin Grenoble, në juglindje të Francës, ku një personi i është prerë koka dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

    Sipas “France24”, një pikë gazi në qytetin pranë Alpeve franceze është sulmuar nga disa persona të armatosur dhe që mbanin në duar flamuj të ISIS-it.

    Mësohet se fabrika është shpërthyer dhe dyshohet se mund të kenë humbur jetën edhe persona të tjera.

    Sipas policisë një person është arrestuar, por mediat vendase raportojnë se personat e armatosur ishin dy.

    Sipas dëshmitarëve okularë, dy personat përplasën makinën tek pika e gazit dhe pasi zbritën hodhën pajisje të vogla shpërthyese në mjediset e fabrikës, ndërkohë që brenda kishte shumë punëtorë.