Franca do të jap 66 milionë euro kredi tejet të volitshme për trajtimin e ujërave të zeza

 

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka bërë të ditur se Kosova është përfituese e drejtpërdrejt nga përkrahja e samitit të Parisit. Përmes facebook-t, Mustafa ka bërë të ditur se shteti i Francës do të jep 66 milionë euro kredi tejet të volitshme për trajtimin e ujërave të zeza në rajonin e Prishtinës.

Gjatë dy ditëve të fundit qëndrova në Paris, në Samitin e Liderëve. Pas takimeve të Berlinit dhe Vjenës, në Samitin e Parisit, u nxorën disa konkluzione shumë të rëndësishme për Kosovën dhe rajonin. Kosova përfituese e drejtpërdrejt nga përkrahja në kuadër të këtij samiti. Presidenti Hollande, Kancelarja Merkel, zonja Mogherini e të gjithë liderët evropianë theksuan se për Kosovën dhe rajonin dyert e BE-së janë të hapura, pas plotësimit të kritereve.

Po ashtu, në Paris u nënshkrua marrëveshja, sipas të cilës shteti i Francës do të jep 66 milionë euro kredi tejet të volitshme për trajtimin e ujërave të zeza në rajonin e Prishtinës, shkruan Mustafa. /Drenica Press/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT