Franca dhe Belgjika, burimet kryesore të luftëtarëve të huaj

Në raportin e vitit 2014 të terrorizmit të Departamentit amerikan të Shtetit theksohet se Evropa përpallet me kërcënimin e luftëtarëve të huaj, të cilët marrin pjesë në organizatat terroriste si DAESH dhe Fronti al-Nusra.

Në raportin e vitit 2014 të terrorizmit të Departamentit amerikan të Shtetit theksohet se Evropa përpallet me kërcënimin e luftëtarëve të huaj, të cilët marrin pjesë në organizatat terroriste si DAESH dhe Fronti al-Nusra.

Në pjesën evropiane të raportit vjetor global të Departamentit është vënë në dukje kërcënimi për kontinentin që përbëjnë luftëtarët e huaj që shkojnë në Siri dhe Irak.

Në raport theksohet se një masë e rëndësishme e luftëtarëve të huaj shkojnë nga Franca dhe Belgjika, gjithashtu si “vende burimi” për vajtjen e luftëtarëve të huaj në Siri dhe Irak janë treguar edhe Shqipëria, Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina. Gjithashtu në raport është theksuar se në Evropë, organizatat si DHKP/C në Turqi, të cilat janë mbështetës të dhunës dhe pranojnë ideologjinë majtiste, vazhdojnë të jenë aktive.

Gjithashtu në raport theksohet se luftëtarët e kthyer nga lufta janë përgjegjës për sulmet terroriste të ndërmarra në Evropë, si sulmi i ndërmarrë ndaj muzeut hebre në Bruksel, si dhe përveç kësaj përmenden edhe sulmi në muajt tetor-nëntor në Rusi dhe sulmet e ndërmarra nga PKK në muajin tetor në Turqi.

Turqia vazhdon të jetë destinacioni i kalimit transit të luftëtarëve të huaj për shkak se ka shumë pika ndërkombëtare për të hyrë dhe një vijë kufitare të gjatë me Irakun dhe Sirinë, vijon raporti dhe vë në dukje se Turqia në vitin 2014 ka rritur bashkëpunimin me vendet e burimit që dërgojnë luftëtarë të huaj, ajo kryen kontrolle më të rrepta për ato që udhëtojnë dhe se ka vështirësuar kalimin në pikat e kalimit kufitar të luftëtarëve të huaj.

Raporti vë në dukje se vendet evropiane kanë forcuar ligjet për të luftuar me kërcënimin e luftëtarëve të huaj dhe se në raste të nevojshme kanë nxjerrë ligje të reja dhe thekson se vendet si Danimarka dhe Norvegjia për t’i bërë ballë ekstremizmit, i cili përfshin dhunën, kanë ndërtuar strategji të rëndësishme lidhur me mbështetjen e liderëve fetarë.

“Vendet evropiane, kanë hedhur hapa të fuqishëm dhe të duhur kundër kërcënimeve të terrorizmit brenda dhe në rajon, dhe gjithashtu në të njëjtën kohë kanë dhënë kontribute të rëndësishme në luftën kundër terrorizmit në shkallë botërore”, shkruan raporti dhe shton se 40 vende Evropiane, Bashkimi Evropian ka kontribuar në koalicionin global të krijuar për të luftuar DAESH dhe ka kryer një rol aktiv. Përpjekjet e rëndësishme të vendeve perëndimore si; Franca në Afrikën Perëndimore, Spanjës në Afrikën Veriore dhe në Veri të shkretëtirës së Saharasë, të Danimarkës në Afganistan janë treguar si shembuj të operacionit kundër-terrorizmit në të gjithë botën. /trt/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT