FOTOT/ A u vra Karolina nga grabitësit e dhunshëm shqiptarë?

Mediat britanike vazhdojnë t’i bëjnë jehonë ngjarjes tronditëse në periferitë e Athinës. Caroline Crouch, 20 vjeç, u vra në mënyrë barbare gjatë një grabitje të dhunshme në periferitë e Athinës.

Vajza e saj 11-muajshe, Lydia u gjet duke qarë pranë trupit të nënës, në përpjekje për ta zgjuar atë. Caroline ishte britanike dhe ishte e martuar me një grek.

Gazeta Daily Mail shkruan se tragjedia e rëndë ishte e fundit në serinë e disa krimeve të ngjashme në këtë lagje të pasur. Autoritetet greke, shkruan gazeta, mendojnë se vrasësit janë me origjinë nga Shqipëria dhe kanë lidhje me krimin e organizuar.

Krimi ka tronditur opinionin publik. Caroline vdiq nga asfiksia. I shoqi i saj, i njohur si Babis, u gjet i lidhur në dysheme. Ai kishte arritur të sinjalizonte policinë duke i rënë telefonit me hundë. I mbytur u gjet edhe qeni i familjes.

Gazeta britanike shkruan se në këtë zonë brenda gjashtë muajsh janë regjistruar të paktën tre grabitje të dhunshme. Grabitësit përdorin të njëjtën skemë: futen nga dritaret, dhunojnë barbarisht pronarët, duke shënjestruar kryesisht femrat, më pas vjedhin bizhuteri ose para cash. Në një rast, grabitësit u futën në një banesë dhe pasi rrahën barbarisht një grua dhe vajzën e saj, duke i lënë pa ndjenja, u larguan duke vjedhur gjithçka.

“Autoritetet mendojnë se të dyshuarit janë shqiptarë, i tha një burim gazetës. Greqia ndan një kufi me Shqipërinë dhe më shumë se 1 milion shqiptarë jetojnë në këtë vend. aktualisht janë më shumë se 200 urdhër-arreste të lëshuar për shqiptarë, që mendohet se janë arratisur në vendlindjen e tyre. Shqiptarët pretendojnë se po bëhen koka turku. Megjithatë, lidhja mes shqiptarëve dhe krimeve të dhunshme në mbarë Europën është e pamohueshme. Dhe sigurisht që ka zemërim për vrasjen e pamëshirshme të Caroline,” shkruan gazeta.Image

ImageImageImageImageImageImageImageImageImage

- Advertisement -

MË TË FUNDIT