Fotoja që po bën xhiron e rrjetit! Burrit i bie të fiktë në sallën e lindjes, gruaja e fotografon

Ai nuk mundi t’i rezistonte emocioneve dhe gëzimit që u bë baba dhe humbi vetëdijen në dhomën e lindjes. Gruaja e tij nuk u frikësua aspak, por nxori telefonin dhe bëri një selfie duke kapur këtë moment.

Në foto shihen infermierët të cilët janë afruar për ta ndihmuar burrin e shtrirë në tokë. Ndërsa bashkëshortja shihet e qeshur dhe e lumtur në këtë selfie, ku duket se e ka bërë për argëtim.

Kjo foto u postua në rrjetet sociale nga mamaja e re dhe u bë virale në të gjithë botë.

Qindra njerëz komentuan në këtë foto. Disa shprehen se nuk do donin të ishin në vendin e tij dhe disa të tjerë shprehen se kanë frikë të kenë një përvojë të tillë. Dikush tjetër shprehet se kështu do ndodhë edhe kur të lindë fëmija e tij, ndërsa shumë gra të tjera pajtohen dhe e pëlqejnë këtë foto, duke thënë se ne sjellim në jetë dikë dhe padyshim jemi më të fortat.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT