Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Veli Morina, nga Rigjeva e Klinës, jeton në kushte të rënda ekonomike. Ai për të siguruar bukën e gojës merret edhe me grumbullimin dhe shitjen e metaleve.

Bashkëluftëtari Faik Zogaj i cili edhe ka kontaktuar Gazetën Express, ka treguar se kanë kërkuar ndihmë nga kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, për ta ndihmuar Veliun të paktën për t’ia paguar borxhin e energjisë elektrike që kap vlerën e (1700 eurove).

Megjithatë ndihma nga autoritetet komunale ka qenë e pamundur për shkak të planifikimeve buxhetore të më hershme.

Për shkak të këtij borxhi, veteranit Veli Morina i është shkëputur edhe energjia elektrike prej dy muajsh, ndërkohë ai tashmë ka mbetur edhe pa ujë.

Edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK’së kanë thënë se i kanë mundësitë e limituara për ndihmesë. Bashkëluftetari i tij Faik Zogaj bën thirrje për ata që kanë mundësi t’i ndihmojnë Veliut.

Numrat e kontaktit:

Veli Morina – 044 567 660

Faik Zogaj- 045 484 808