Piloti gjerman ka fituar titullin kampion botë për herë të parë në karrierë, pasi i ka mjaftuar vendi i dytë në çmimin e madh të ‘Abu Dhabit’ për ta fituar kurorën e më të mirit.
Garën e fitoi Lewis Hamilton, por kjo nuk i mjaftoi për ta shpallur kampion botë, ndërsa podiumin e kompletoi piloti gjerman i Ferrarit, Sebastian Vettel, i cili zhvilloi një garë të madhe.
Në bilancin përfundimtar, Nico mbyll kampionatin elektrizues me 385 pikë, 5 më shumë se Hamilton, kërcënimi permanent deri në ceremoninë e “Yas Marina”-s.
https://www.youtube.com/watch?v=9B-MqNRPjhc
- Advertisement -