Formohet Super Liga e Drenasit në futsall

Sonte me fillim nga ora 16:00, në lokalet  e  Palestres Sportive  në Drenas është mbajtur  mbledhja e radhës, e organizuar  nga  stafi i liges komunale.
Në këtë mbledhje u morën  disa vendime, ku  u formua Super Liga ne futboll të vogel, pikët  e fituar  në  gjysmen e parë të sezonit u përgjysmuan me ç’rast  do të krijohet  edhe tabela e re e klasifikimit.
Ky lajm u bë i ditur  nga stafi i liges me anë të një postimi ne rrjetin social Facebook:
”Ne mbledhjen e mbajtur sot jane marre disa vendime.
Eshte vendosur qe nga tash e tutje dy grupet A dhe B te formojne nje grup te vetem SUPERLIGEN e Drenasit dhe te zhvillojna garat se bashku. Piket ekzistuese qe i kane klubet do te ndahen pergjysme, dhe do te krijohet tabela e re. Gara pritet te jete tejet interesante pasi qe pozita e pare me poziten e fundit kane vetem 8 pike dallim.
Liga do te filloje nga java tjeter.”

Faleminderit per mirekuptim.
Stafi i Liges Komunale.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT