Formacioni më i mirë i grupeve në Euro 2016, në mesin e yjeve edhe një shqiptar (Foto)

Kampionati evropian ka përfunduar fazën e grupeve.

Tani do të luhen ndeshjet e 1/16 të finaleve, ndërsa portali i njohur ‘goal.com’, ka bërë publik edhe formacionin më të mirë të grupeve.

Kampioni aktual i Evropës, Spanja ka dy lojtarë në këtë formacion dhe ata janë magjistari Andres Iniesta dhe sulmuesi i talentuar Alvaro Morata.

Ndërkohë në mesin e yjeve është edhe një futbollist shqiptar. Fjala është për Granit Xhakën që ka shkëlqyer me Zvicrën në tri ndeshjet e para.

Mbrojtja kompletohet me Darijo Srnan e Kroacisë¸Leonardo Bonuccin e Italisë, Padzon nga Polonia dhe majtaku i Gjermanisë, Hector.

Përveç Iniestës, në mesfushë është edhe Granit Xhaka dhe Marek Hamsik.

Ndërsa treshja e sulmit kompletohet me yje si Gareth Bale, Dimitri Payet dhe Alvaro Morata.

Ndërkohë pozitën e portierit e ka marrë MC Govern nga Irlanda Veriore.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT