I pari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka treguar se çfarë mban në zyrën e tij.

I ftuar në një emision në ATV, ai shpalosi detaje të shumta nga vendi i punës.

Kryetari i Drenasit u shpreh se në zyrën e tij mban mirënjohje e medalje të shumta.

“Unë mbaj medalje e mirënjohje që i kanë marrë të rinjtë e të rejat tanë nëpër gara të ndryshme dhe janë dekoratat që na i kanë dhënë personalitete të ndryshme.

Ai gjithashtu shtoi se ndër gjërat më të veçanta që e mban në zyrë është libri i tij ‘Forca bën fuqinë’ “.