Fluturakja ruse përshkon luftëanijet e NATO-s në vetëm 100 metra lartësi, SHBA: Nuk ndihemi komod

Një fluturake observuese e ushtrisë ruse ka fluturuar mbi luftëanijet e NATO-s në Detin Baltik, madje duke shkuar aq poshtë afër të një prej kuvertave në vetëm 150 metra, ka njoftuar CNN duke cituar një zyrtar anonim brenda Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-ve.

“Ky veprim nuk mund të quhet i sigurtë dhe as profesional. Mund të quhet veprim rutinë, por ne jemi skaj ndjenjës së jokomformitetit nga këto veprime”, citohet të ketë thënë ai, transmeton Indeksonline.

Sipas mediave të huaja, incidenti në të cilin janë përfshirë katër luftëanije të NATO-s, dhe gjuajtësi amerikan “Jason Dunham”, ka ndodhur të enjten.

Një anije britanike, një franceze dhe një tjetër gjermane paoshtu kanë qenë pjesë e incidentit.

Ndërkaq, CNN ka raportuar se eukipazhi i “Jason Dunha” ka xhiruar tërë incidentin, por Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-ve nuk ka vendosur ta publikoj ende. /Indeksonline/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT