Florida goditet nga stuhia tropikale

Stuhia tropikale e njohur si Hermine ka zbarkuar në Floridën veriore, duke u bërë uragani i parë që ka goditur shtetin në 11 vjet.

‘Hermine’ ka goditur bregdetin në gjirin e Floridës, në mëngjesin e sotëm, duke sjellë të reshura të mëdha të shiut.

Guvernatori, Rick Scott, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në 51 qarqe, ndërsa banorët po përgatiten për stuhi të rrezikshme.

Shpejtësia e erës arriti në 80 mph (130 km/h), bëjnë të ditur nga Qendra Kombëtare për mbrojtjen kundër uraganeve.

Sipas zyrtarëve, rreth 70 mijë shtëpi janë evakuuar, ndërsa nga qendra për mot kanë paralajmëruar edhe përmbytje.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT