Pas fitores së Ramiz Lladrovcit si kryetar të Drenasit ka folur edhe bashkëshortja e tij, Shemsije Lladrovci e cila tashmë konsiderohet edhe si zonja e parë e Drenasit.
Ajo në një lidhje direkte në Klan Kosova tha se nuk ka pasur asnjëherë dyshim në fitoren e bashkëshortit të saj, Ramiz Lladrovci për të parin e Drenasit.
“Nuk kam pasur asnjëherë dyshim në fitoren e Lladrovcit”.
“Aspak nuk kam qenë në presion pasi fitorja gjithmonë ka qenë këtu në mesin tonë”.
“Ne gjithmonë kemi qenë krah i njëri-tjetrit gjithmonë kemi dalë fitimtarë”
“Veçanërisht dua t’i përshëndes gratë për mbështjen”, tha Lladrovci.
- Advertisement -