Drenica dhe Gjilani zhvillojnë ndeshjen e tyre ditën e nesërme në DigitAlb Kupën e Kosovës.

Të dy skuadrat janë përforcuar me disa lojtarë gjatë këtij afati kalimtar, kështu që pritet të jetë një nga ndeshjet më të mira në këtë rreth garash.

Para kësaj ndeshje është deklaruar trjaneri i Drenicës, Gani Sejdiu.

Ai për Gazeta Blic, tha se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por që skuadra e tij është e përgatitur maksimalisht.

“Ndeshja ndaj Gjilanit është ndeshje shumë e vështirë, Gjilani ka treguar rezultate dhe ka një ekip cilësor, andaj e shoh edhe favorite në këtë ndeshje. Mirëpo, skuadra ime ka një përgatitje të shkëlqyeshme, kështu që brenda fushës do ta japim maksimumin që të kalojmë përpara, sidomos pasi që është vetëm një ndeshje dhe pikërisht atë e luajmë në ‘shtëpinë’ tonë, në stadiumin ‘Bajram Aliu’, kështu që shoh gjasa të mira për ne” deklaroi fillimisht trajneri i Drenicës, Gani Sejdiu.

Ai gjithashtu bëri një premtim të madh për tifozët e këtij klubi, ku i ftoj tifozët që ti përkrahin në ndeshjen e nesërme pasi që edhe ekipa do të ju përgjigjet në mënyrën më të mirë, pra me kualifikim dhe fitore.

“I ftoj tifozët e skuadrës që të jenë në numër sa më të madh në stadium, pavarësisht kushteve të dobëta atmosferike që po mbretërojnë në Kosovë. Ata janë pjesë shumë e rëndësishme në rrugën që jemi duke kaluar, andaj edhe ekipa do të ju përgjigjet në mënyrën më të mirë, pra me kualifikim dhe fitore”, ka përfunduar deklaratën e tij trajneri Sejdiu./GazetaBlic/