Drenica ka siguruar një pikë të madhe në Suharekë sot ndaj Ballkanit.

“Drenicakët” zhvilluan një ndeshje fantastike ndaj Ballkanit, ku në pjesën më të madhe të ndeshjes u mbrojt si dhe me anë të disa kundërsulmeve u treguan shumë të rrezikshëm, përcjell GazetaBlic.

Trajneri Sejdiu u shpreh shumë i kënaqur me barazimin ndaj Ballkanit.

“Kemi treguar koncentrim të lartë gjatë 97 minutave sa zgjati ndeshja. Kemi luajtur në mënyrë taktike dhe përmes disa kundërzbritjeve e kemi rrezikuar Ballkanin dhe kemi patur dy mundësi të mira, sidomos me Shillovën për të realizuar. Kemi mundur edhe të realizojmë, por po e them që duhet të mbetemi të kënaqur, pasi që Ballkani është një kundërshtarë i vështirë për t’i rezistuar. Por, strategjia jonë doli të jetë e suksesshme dhe në fund morëm një pikë të merituar”, deklaroi Sejdiu për “KTV.

Në kuadër të xhiros së 24-të ekipi i Drenicës do të udhëtojë drejt Podujevës për t’u përballur me Llapin.