Flet nëna e Falcaos, për “vuajtjet” e djalit të tij te United

Nëna e Radamel Falcaos, Carmenza Zarate ka folur për vuajtjet e djalit të tij në muajt e fundit te Manchester United. Carmenza ka thënë se Radamel ka qenë në një gjendje të rëndë shpirtërore pasi që nuk është mësuar të jetë pjesë e bankës rezervë të një skuadër.

“Jo çdogjë ka qenë e lehtë në karrierën e Falcaos. Ai ka kaluar disa momente të vështirë në jetë. Sidomos muajt e fundit te Manchester United kanë qenë të vështira. Nuk ka qenë mirë shpirtërisht, është ndier i lënduar. Ai nuk është lojtar që është mësuar për të qëndruar në bankën rezervë.

Nuk mund ta duronte këtë situatë, por unë gjithmonë e kam këshilluar që të respektoi vendimin e trajnerit. Karriera e tij tani po shkon mbrapa, por nuk e di se çka do të ndodhë me të ardhmen” ka thënë nëna e futbollistit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT