Milaim Zeka, një ish-gazetar, që i hyri politikës e duket që po del nga ajo derë për t’iu kthyer zanatit të vjetër, i lidhë manipulimet në dëm të subjektit të tij politk edhe me favorizim të Listës Serbe.

Zeka, e mbështet pretendimin e Blerim Latifit të PDK-së së edhe në këto zgjedhje ka pasur blerje të votave.

“Kur kemi shku vizitë në fshatin time tek shtabi i përgjithshëm na kanë thënë një grup i të rinjve sa na i kanë pagu ka 20 euro për me votu andaj nëse na i jepni ju 25 ju votojna juve. 20 euro i ka pagu PDK,  më kanë thënë haptas  që PDK na ka pagu kemi dëshmi që për një votë një deputet i PDK-së ia ka dhënë njerëzve 50-100 euro”, ka thënë Zeka në InDoks.

Në zgjedhjet e 6 tetorit qytetarët kishin dhënë  oferta për shitje të votës, përmes faqeve që përdoren për shitblerje në internet.

Vjedhja e votave në Kosovë ishte fenomen shumë më i përhapur viteve më parë. Tash ka mbetur kryesisht vjedhja e votave brenda partive, por jo aq nga njëra parti tek tjetra./Front Online/