Flet Boateng për “poshtërimin” që i bëri Messi (Video)

 

Mbrojtësi i Bayern Munich, Jerome Biateng, ka folur për rastin që i ndodhi me Messin, kur “Pleshti”  e kaloi dhe më pas shënoj një super gol.

Ai ka thënë se ka qeshur edhe vetë me reagimin e tij, por verpimi i tij është normal.

“Unë isha duke qeshur me veten time, gjithashtu! Kur ju rrëzoheni apo kaloni në një situatë të caktuar dhe dikush shënon gol, kjo është normale”.

”Këto gjëra ndodhin, më ka ndodhur mua, i ndodh lojtarëve tjerë, nuk më interesojnë këto gjëra”, ka thënë Boateng.

Për Messin ka thënë se ai është lojtari më i mirë në botë.

”Për mua, ai është lojtari më i mirë në botë. Ky është futbolli. Ndonjëherë jeni keq ose diçka ndodh. Unë jam një mbrojtës, prandaj ndodhin ato gjëra”, ka shtuar gjigandi bavarez.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT