Dy persona kanë ndërruar jetë gjatë shembjes së dheut në minierën e Artanës.

Gazeta Blic ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani për informacione shtesë rreth kësaj ngjarjeje.

Hashani ka konfirmuar vetëm se janë duke shkuar drejt vendit të ngjarjes dhe se disa minuta më vonë do të dalin me një komunikatë zyrtare.

“Për momentin jemi duke shkuar në vendin e ngjarjes, njësitë relevante janë informuar dhe po merren me ngjarjen” ka thënë shkurt Hashani.

Ndërkohë u.d. i kryeshefit Ekzekutiv të Trepçës, Hysen Vrajolli ka konfirmuar se deri tani kanë ndërruar jetë dy persona.

Ai ka shtuar se nuk ka të ngujuar të tjerë përveç dy viktimave.

“Në minierën e Artanës ka ndodh një shembje, i ka zënë dy punëtorë, të dy janë të vdekur. Të tjerë nuk ka të ngujuar e as të lënduar”, ka thënë ai për Gazeta Blic.