Flasin familjarët e Visar Begaj, i cili humbi jetën mbrëmë (Foto)

Televizioni SHENJA ishte në Kozhle, vendi ku u rrëzua aeroplani “Pajper” në të cilën jetën e humbën gjashtë persona, pesë shtetas të Italisë dhe një i Kosovës. Rruga deri tek vendin i rrëzimit të aeroplanit ishte shumë e vështirë

Aeroplani si destinacion të fundit kishte Prishtinën. Në një prononcim për televizionin nga Maqedonia familjarët e Visar Begaj thanë se ai po kthehej në Kosovë për të shënuar një vjetorin e themelimit të “Kosova fly akademi”, klubi i aviacionit, pronari i së cilit ishte vet Visari.

Aeroplani ka qenë i drejtuar nga Françesko Motagner i cili njëherë ka qenë edhe presidenti  i klubit të aviacionit në Trevizo. Familjarët thonë se ata rregullisht ndaleshin në Shkup për karburantë pasi që kerozina e përshtatshme për aeroplanin “Pajper” nuk shitet në Prishtinë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT