Flamuri ulet në gjysmë shtizë, Turqia në ditë zie

Për shkak të humbjes së hidhur të jetëve në sulmin e terrorit në Stamboll në mbarë vendin është shpallur një ditë zie kombëtare.

Në letrën e dërguar ministrive dhe që mbanë firmën e Kryeministrit Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) bëhet e ditur se në mbarë vendin është shpallur një ditë zie për shkak të sulmit të terrorit dhe urdhërohet ulja e flamujve në gjysmë shtize.

Sipas deklaratës së bërë nga Qendra e Koordinimit pranë Kryeministrisë së Republikës së Turqisë në letrën në fjalë në mes tjerash shkruhet kështu: “Për shkak të humbjeve të jetëve në sulmin e urryer të terrorit që ndodhi më 10 dhjetor 2016 në Stamboll është parë e nevojshme shpallja e një ditë zie dhe ulja e flamujve në gjysmë shtize”.