Fjalimi i myslimanit kundër ISIS-it bëhet hit në Internet

Në internet është publikuar videoja e një myslimani i cili kritikon terroristët e ISIS-it që po tentojnë të krijojnë ligjet e Sheriatit në Perëndim.

Në videon tre minuta, myslimani me identitet të panjohur u thotë ekstremistëve: “Juve nuk ju pëlqen ky shtet, pse dreqin keni ardhur këtu?”.

Videoja është publikuar pak ditë pas sulmeve në Paris, në të cilin u vranë 129 persona. Përgjegjësinë për sulmin e mori ISIS-i.

Burri i panjohur që besohet se jeton në Britani të Madhe, vazhdon fjalimin e tij, duke thënë: “Shtrohet pyetja, a keni të drejtë të vrisni? Shkofshi në djall, nuk keni”.

“Nëse nuk ju pëlqen ky shtet, pse dreqin keni ardhur këtu? Nëse ju nuk e respektoni këtë shtet, pse dreqin erdhët këtu?”, thotë ai, transmeton Koha.net.

“Ju erdhët, e dini pse, sepse ju besuat që drejtësia ju mbron, sepse ligjet këtu ju mbrojnë, sepse ekonomia këtu ju pasuron. Për çfarë arsye tjetër erdhët këtu?”

“Çfarë thotë feja juaj, feja jonë, feja ime Islami çfarë na mëson? Islami na mëson që të bëhemi tolerantë dhe të respektojmë besimin e të tjerëve”, vazhdon fjalimin e tij.

“Por nëse të tjerët nuk e respektojnë atë se çfarë po bëni ju, shkoni dhe vritni njerëz në shekullin XXI? Jo, nuk mund ta bëni këtë”.

“Nëse ju dëshironi të fitoni zemrat dhe mendjet e njerëzve, shkoni dhe predikoni. Ju nuk duhet të vrisni njerëz që të tjerët të besojnë në atë që ju apo unë besoj se është e drejtë?”

- Advertisement -

MË TË FUNDIT