Fjalimi i fuqishëm i Edi Ramës për Hashim Thaçin (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka akuzuar opozitën se po përdor Kosovën sa herë po ka krizë për ata.

Në seancën e Kuvendit të Shqipërisë në të cilën po diskutohet për projektrezolutën kundër Dick Martyt, ai iu drejtua opozitës duke thënë se ia kanë ngulur thikën mu në gjoks, ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe se UÇK-në e kanë quajtur terroriste.

“Po të shikosh gjithë historinë e deklaratave dhe të rezolutës shikon dhe ndryshimin si nata me ditë mes jush dhe nesh, mes asaj që quhet PD dhe tani se di si quhet dhe ne që quhemi PS. Sa herë ka pasur krizë që iu është dashur, keni futur në mes viktimat e Kosovës. Sa herë iu është dashur të nxirrni nga agjenda probleme të caktuara, sesi përkon me rezolutat dhe me deklaratat për Kosovën kjo histori”,tha Rama.

“Zgjoheni në vitin 2022 dhe kujtoheni për Srebrenicën, s’keni lidhje ju fare me Srebrenicë, jeni gati t’i rizhvarrosni edhe një herë dhe t’i rifusni nga e para në varrin masiv ata atje, për t’iu thënë që socialistët nuk duan. Ju jeni gati ta bëni lëmsh edhe një herë nga e para politikën ndërkombëtare të Shqipërisë, për të ardhur këtu dhe për të shitur dënglat.Keni harruar ju që ai shtet i lirë, sovran e demokratik është krijuar nga ata pa të cilët as ju as ata në Prishtinë nuk duhet të bëjnë asnjë hap, në qoftë se ju bashkë me ata të Prishtinës doni të bëni hapa, bëni. Për sa kohë jemi ne, ne nuk e bëjmë”.

Rama ndër të tjera tha se opozita është thika në shpinën e Kosovës.

“Këta jeni ju, u miratua rezoluta për Srebrenicën, u miratua, por kur. Atëherë kur ishte Dita e Srebrenicës, s’keni ç’i bëni gomarit mbrapa këtu dhe vini t’i bini samarit dhe për samar përdorni Kosovën. Zanafilla është vota e PD-së në Këshillin e Evropës. Dick Martyt ia keni hapur rrugën ju. Thikat që ju ia keni ngulur Kosovës nga dita e parë duke e masakruar UÇK-në si terrorista, si dreqi me të birin deri në ditën e fundit, duke ngritur thikën dhe duke ia ngulur mu në gjoks presidentit të Kosovës, ju si shlyeni dot as s’i mbuloni ato. Historia do t’iu tregojë se ju patriotët e mëdhenj jeni thika në shpinën e Kosovës. Bishti i shtrembur nuk drejtohet”, tha Rama.Lajmi.net/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT