Fjalët e trajnerit të Ferinikelit pas takimit

Kryendeshja e zhvilluar në Obiliq u mbyll 0:0, derisa ish-trajneri i Prishtinës, Afrim Toverlani, fajësoi fushën që asnjëra skuadër nuk shfaqën lojë të mirë.

“Mendoj që jo fajtore janë të dy ekipet, sepse ishte një fushë që nuk lejon të luhet lojë. Për një nuancë kemi qenë më të mirë se sa Prishtina, kemi krijuar më shumë, sepse raste nuk kemi pasur as ne as Prishtina, angazhimi ishte maksimal. Me rëndësi që nuk humbëm dhe jemi në krye te tabelës dhe vjen pranvera kur do të stabilizohemi në mënyra tjera”, deklaroi Tovërlani për Super Sport Kosova, raporton Gazeta OLle.

Skuadra e tij e mbylli vjeshtën në kuotën e 33 pikëve, aq sa ka edhe Llapi në vendin e katërt, por me një ndeshje më pak.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT