Fjalët e para të Sami Lushtakut pas daljes nga burgu

Gjykata Supreme ka vendosur për lirimin e ish-komandatit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtakut nga të gjithat akuzat për krime lufte, për të cilat ishte dënuar me 12 vjet burgim nga Gjykata Themelore në Veri të Mitrovicës, e më pas 7 vite burgim nga Apeli.

Sami Lushtaku para pak çastesh ka dalë nga burgu.

Menjëherë pas lirimit, ai tha ndjen keqardhje që kolegët e tij akoma nuk janë liruar.

“Me dëshirë më të madhe s’kisha qen këtu fare. Ju gazetarët më së miri e dini se çka donë me thanë drejtësia në Kosovë. Mua po më duket që kam dalë nga një burg e po shkoj në një tjetër”, ishin fjalët e para të Lushtakut pas lirimit”, deklaroi Lushtaku, raporton “Zeri.info”.

Në anën tjetër avokati i tij mbrojtës, Arianit Koci, ka thënë se edhe një herë u dëshmua se lufta e UÇK’së, ishte një luftë e drejt.

“Me dëshirë të zotit Lushtaku, ai ka vendosur që së pari të bëj homazh në varrin e komandantit legjendar Adem Jashari”, deklaroi Koci.

Ndryshe, Lushtaku ishte gjetur fajtor për veprën penale vrasje dhe ishte dënuar me 12 vjet burgim.

Disa ish-pjesëtarë të UÇK’së akuzohet për krime lufte, dhe përballen me drejtësinë në rastet e njohura si “Drenica 1” dhe “Drenica 2″.

Në rastin ” Drenica 1″, ata akuzohen me pretendimet se kanë kryer krime kundër popullatës civile shqiptare, në periudhën qershor-shtator 1998.

Ndërkaq, në rastin “Drenica 2”, aktakuza pretendonte ekzistimin e një qendre ndalimi të UÇK’së, ku thuhej se pjesëtarët e kësaj force kanë kryer krime të luftës kundër popullatës civile, duke ushtruar qëllimshëm dhunë, trajtim mizor, rrahje, torturë dhe trajtim poshtërues dhe degradues ndaj civilëve shqiptarë të Kosovës, të ndaluar në ambientet e ndalimit të UÇK-së në Likoc.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT