Fjalët e kolegut të policit që vdiq sot: Ne të dy sot e nisëm punën për t’u kthyer në shtëpi

Në orët e mbrëmjes gjatë një operacioni policor në fshatin Zhur të Prizrenit,  dyshohet se ka ndodhur një shpërthim ku si pasoj e këtij shpërthimi ende të pa identifikuar kanë pësuar lëndime tre zyrtar policor dhe një qytetar.

Si pasojë e lëndimeve/plagëve të pësuara njëri nga zyrtarët policor të ketë ndërruar jetë.

Viktima është Sami Thaçi, derisa njëri nga policët e tjerë është në gjendje kritike për jetën, i cili është dërguar në QKUK, kurse tjetri është pranuar në Spitalin e Prizrenit dhe gjendja e tij është stabile, përcjellë Indeksonline.

IndeksOnline iu sjellë edhe fotografinë e policit i cili ka vdekur gjatë detyrës, ndërsa një koleg i tij edhe ai polic i Kosovës, ka shkruar një shkrim emocionar në Facebook.

“Do t na mungosh Sami i nderuar!
Ngushllime familjes dhe gjithë kolegëve!
Kam pas fatin te punoj me ty faleminderit per qastet e hareshme qe na ke dhuruar gjate
punës!
Por kete moment te trishtë kurr se kam besuar qe do vije ty duke besuar ne profesionalizmin tuaj!
E veshtire eshte ta pranojm kete fakt kur ne te dy sot kemi filluar punen per tu kthyer ne shtepi jeta eshte eshte e pa drejte nganjehere!
E lus t madhin zot qe ti t prehesh ne paqe”.

Kujtojmë që gjatë shpërthimeve është lënduar edhe një fëmijë, por që gjendja e tij është stabile, dhe po trajtohet në Spitalin e Prizrenit./Indeksonline

- Advertisement -

MË TË FUNDIT