“Fjala” e gabuar e Gëzim Kelmendit

 

Shkruan Besarta Meha

Gëzim Kelmendi së bashku më gjashtë burra të tjerë kanë hapure një parti të re, të quajtur “Fjala”. Këta shtatë burra në programin e tyre kanë futur pika  që flasin veçanërisht për gratë. Sipas prezantimit nga vetë Gëzimi kërkohet “që të ulët numri i orëve të punës për femrat në pesë orë dhe të paguhen njëjtë” këtë Gëzimi e lidhë më faktin së ato duhet të bëjnë fëmije dhe të rrisin natalitetin .

Historikisht sa herë që në këtë botë meshkujt kanë vendosur diçka për femrat, si në normat tradicionale ashtu edhe në ato fetare , kanë marrë vendime përulëse për gjininë femërore që ata gjithmonë e kanë konsideruar si më të dobët . Këta shtatë meshkuj që mendojnë se din për gratë dhe mundë të vendosin për gratë , ato i shohin si objekt riprodhimi . Gëzimi në fakt e ka mëndur që gjinia femërore të jete baza e orientimit të kërkesave të votave ti tij. Por ka gabuar, se femrat në Kosovë çdo ditë e më shumë kanë ngriture zërin e tyre dhe kanë thyer ato norma tradicionale dhe fetare më përmbajtje shtypëse.

Kur Gëzimi , thotë se femra duhet të punojë pesë orë në ditë dhe të kujdeset për fëmijët, duket sikur nuk ja ka idenë së kujdesi për fëmijët i takon prindërve si femrës ashtu edhe mashkullit. Gëzimi përfaqëson mendësinë e disa shekujve më parë. Më e keqja në gjithë këtë është së Gëzimit nuk i ka interesuar se çka mendojnë gratë. Në jemi mësuar të shohim nga disa konferenca në disa vende arabe ku mblidhen të gjithë meshkujt dhe mbajnë konferenca për të drejta e grave. Kaq pak ka rënësi femra në sytë e Gëzimit, sa që ai mundet të vendos jo vetëm për gjithçka tjetre, por edhe për vet femrën pa marrë parasysh farë mendimin e sajë. Pra, Gëzimi ka zgjedhur të kërkojë votën dukë i parë si viktima. A nëse i shikojmë statistikat del së 2/3 punëve të botës i bëjnë femrat.

Pozita e gruas në këtë shoqëri në masë të madhe vazhdon të shihet si objekt për shtëpi. Na ndodhë që ne shpesh që të dëgjojmë shprehjen “dua grua për shtëpi”.  Por, sigurisht që ato femra nuk janë të lumtura më këtë . Pikërisht gratë në shoqërinë tonë duhet ta luftojnë këtë fenomen, së është një ndër faktorët më të shpeshtë që ka ndikuar në shtypjen e tyre. Gratë shpesh janë detyruar të ndahen nga burrat e tyre vetëm pse nuk kanë lindur fëmijë, ose burri është martuar përsëri ku në familje vjen një grua tjetër, ku thuhet “këtë e kemi marr për fëmijë”. Pra, të lindë fëmijë ishte roli i vetëm i saj në këtë jetë. Kjo është tragjedi që duhet të zhdukët.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT