Fitore Pacolli insiston se VV-ja do të dalë fituese

Zyrtarja e lartë e Lëvizjës Vetëvendosje, Fitore Pacolli, thotë se partia e saj do të dalë e para në zgjedhjet lokale, edhe përkundër rezultatit të deritanishëm të publikuara nga KQZ-ja, transmeton Gazeta Express.

Pacolli ka thënë se ka “ngritje të paprecedent të LVV-së në raport me zgjedhjet e fundit lokale” .

“Rezultatet finale do të dëshmojnë se në garë ka qenë Lëvizja Vetëvendosje, kundrejt të gjitha”, ka shtuar ajo.

Zyrtarja e LVV-së thotë se partia e saj do t’i marrë komunat më të mëdha, ndonëse ajo prin në disa, por në asnjërën mbi 50 për qind.

“LVV do të dalë fituese në komunat më të mëdha të vendit dhe do të jetë në balotazh në më së shumti komuna”, ka thënë Pacolli.

“Ne bëmë më së paku fushatë dhe dolëm të parët. Ne shpenzuam më së paku para dhe morëm përkrahjen më të mëdha”, ka thënë tutje Pacolli.

Ajo përjashton shkuarjen në balotazh në Prishtinë, edhe pse deri tash, Arben Vitia i LVV-së ka dalë te rreth 42 për qind.