Fitore me aromë Championsi për Manchester United

 

Manchester Unitedi ka regjistruar fitore shumë të rëndësishme (2-1) në udhëtim te Crystal Palace.
Mysafirët realizuan një gol në pjesën e parë. Juan Mata u tregua i saktë nga penaltia (19’).
Mirëpo, vendasit arritën që t’i barazonin shifrat në gjysmën e dytë. Jason Puncheon ishte efektiv (57’).
Golin e fitores për Djajtë e Kuq e realizoi Marouane Fellaini në monitën e 78-të.
Manchester Unitedi tash ka shtatë pikë më shumë se Liverpooli dhe vështirë se do ta lëshojë pozitën e katërt në tabelë.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT